www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Vuçiç: Përveç njohjes de jure dhe facto të Kosovës, jemi të gatshëm t’i zbatojmë marrëveshjet e tjera

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se gjatë takimit me liderët evropianë në Bruksel më 26 tetor, i është kërkuar që të nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, por ka refuzuar ta bëjë një gjë të tillë, duke theksuar se “e ka respektuar Kushtetutën e Serbisë”. “Isha ulur i vetëm përballë Olaf Scholz-it, Emmanuel Macron, Josep Borrell, Miroslav Lajçak. Dhe Macron-i më jep dokumentet dhe më thotë të nënshkruajë. Duke menduar në kokën time në fund kthehem i them që kam Kushtetutën e Serbisë, të cilën e dua dhe e respektoj dhe se nuk mund të nënshkruajë”, tha Vuçiç gjatë një interviste në televizionin serb, TV Prva.

“Jemi të gatshëm të përmbushim gjithçka që lidhet me marrëveshjet e arritura për Kosovën, përveç njohjes de facto dhe de jure”, ka insistuar ai.

Presidenti serb ka pretenduar se Qeveria e Kosovës “po bën dredhi dhe hile në procesin e dialogut.

“Unë thashë se jemi të gatshëm t’i kryejmë obligimet tona, por nuk mund të pranojmë asgjë që lidhet me njohjen e Kosovës apo anëtarësimin në OKB. E kam thënë edhe në Ohër”, shtoi Vuçiç.

Ai ka pretenduar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk dëshiron të flasë për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

“Kurti nuk dëshiron të flasë për Asociacionin, disa politikanë nga Gjermania dhe Britania e Madhe e mbështesin atë. Ju keni parë që në shumë vende ka aktor politik që nuk duan të shohin Asociacionin, si Alicia Kearns”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimit që kishte pasur me liderët evropianë në Bruksel, pati thënë se përkundër që Kosova e pranoi edhe draftin e propozuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, Serbia po refuzon që ta nënshkruajë Marrëveshjen Bazë, për të cilën ka thënë se duhet të zbatohet “në tërësi, pa vonesa dhe pa kushte”.

Ndërsa Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk kanë pasur gatishmëri për t’u pajtuar për “planin e ri” të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke parashtruar kushte për njëri-tjetrin.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara