www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Nëse doni të mësoni personalitetin e dikujt, mjafton t’i bëni vetëm një pyetje…

Posted on October 29, 2023October 29, 2023 by User User1

Kur takohesh për herë të parë me dikë, është e vështirë të kuptosh se cili është karakteri i dikujt. Vetëm kur e njihni më mirë, zbuloni të metat e tij. Megjithatë, ekspertët thonë se përgjigjja e vetëm një pyetjeje mund t’ju ndihmojë të kuptoni nëse ju përshtatet karakteri i dikujt.

Psikologu në Universitetin Wake Forest, Dustin Wood, pohon se mënyra se si ne i perceptojmë të tjerët zbulon personalitetin tonë. Prandaj, mjafton të pyesni njerëzit se çfarë mendojnë për ndonjë person tjetër. Nëse ata kanë një pikëpamje pozitive për të tjerët, kjo mund të tregojë se sa të kënaqur janë me jetën e tyre dhe sa u pëlqejnë njerëzit e tjerë.

Ata që janë të palumtur ose të pakënaqur me jetën e tyre kanë më shumë gjasa të komentojnë negativisht për të tjerët, siç janë individët narcistë dhe antisocialë. Përveç kësaj, Wood beson se nëse i shihni të tjerët vetëm negativisht, ndoshta jeni më të prirë ndaj depresionit dhe çrregullimeve të ndryshme të personalitetit.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara