www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zbulohet lista me 15 lojtaret më të paguara që po luajnë në Kupën e Botës për Femra

Posted on July 26, 2023July 26, 2023 by User User1

Revista e njohur Forbes publikoi së fundmi listën e 15 lojtareve më të paguar në Kampionatin Botëror të Femrave, listë e cila dominohet nga lojtaret e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lista kryesohet nga kampionët e botës Megan Rapinoe dhe Alex Morgan, ndërsa në top pesë gjendet vetëm spanjollja Alexia Putellas, e cila renditet e trata.

Nga vijnë këto të ardhura?

Sipas listës Forbes, nga 4 milionë dollarët që fiton Alexia Putellas, vetëm 800 mijë dollarë vijnë drejtpërdrejt nga paga e saj, pra paratë që fiton në fushë për të luajtur, ndërsa 3.2 milionë të tjera vijnë nga jashtë fushës, siç janë sponsorizimet për lojtaren apo ekipin.

Në fakt, është e njëjta situatë me pjesën tjetër të kësaj renditjeje, pasi dy të parat në listë, si Morgan dhe Rapinoe, marrin gjithashtu një pagë pak a shumë të ngjashme me atë të Alexia-s, por janë të ardhurat jashtë fushës ato që i renditin në krye të listës.

ista e lojtareve më të paguara në Kupën e Botës për Femra 2023

1.Alex Morgan | SHBA | 7.1 milionë dollarë

2.Megan Rapinoe | SHBA | 7 milionë dollarë

3.Alexia Putellas | Spanja | 4 milionë dollarë

4.Trinity Rodman | SHBA | 2.3 milionë dollarë

5.Crystal Dunn | SHBA | 2.2 milionë dollarë

6.Julia Ertz | SHBA | 2 milionë dollarë

7.Sofia Smith | SHBA | 2 milionë dollarë

8.Lindsey Horan | SHBA | 1.5 milion dollarë

9.Rose Lavalle | SHBA | 1.4 milion dollarë

10.Sofia Huerta | SHBA | 1.3 milion dollarë

/zhurnal

Lajmet e fundit…

  • BDI mblidhet në Reçicë! Vetingu dhe reformat në parti temë diskutimi
  • Komuna e Sarajit demant ndaj inspektoratit shtetëror të ndërtimit.
  • Blerim Bexheti: Të ndryshohet edhe flamuri jo vetëm stema dhe himni i Maqedonisë
  • Meidani priti në takim Osmanin: BDI forcë politike pro-evropiane, integrimi dhe progresi kërkojnë vizion
  • Borisov: Deklarata e Mickoskit është një provokim absolut dhe nuk duhet t’i kushtohet vëmendje

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara