www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mickoski: Nëse ka pak respekt, Fon Der Lajen të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa kushte

Posted on October 28, 2023 by User User1

Lideri i opozitës maqedonase, Hristijan Mickoski duke komentuar sot vizitën e presidentes së KE-së në vend, Ursula von der Leyen tha se, pret zyrtarja evropiane të befasojë pozitivisht vendin dhe të thotë se vendi do të fillojë negociatat pa asnjë kusht. Ai tha se, kjo është më e pakta që ajo mund të bëjë për të treguar respekt ndaj popullit maqedonas.

“Pres që presidentja e Komisionit Evropian, të dalë me qëndrim se Maqedonia do të fillojë në mënyrë të pakushtëzuar negociatat me BE-në, edhe pse jam shumë i vetëdijshëm për mangësitë e shumta që i kemi në planin vendor për shkak të Qeverisë së korruptuar. Në atë mënyrë do t’i jepet mirënjohje qytetarëve dhe shtetit për 23 vitet e kaluara, kur nënshkruam marrëveshjen për stabilizim dhe do t’i jep respekt për gjitha poshtërimet që i ka përjetuar populli maqedonas”.  – deklaroi Mickoski, lider i VMRO-së.

Presidentja e KE-së do të fillojë nesër vizitën zyrtare në Shkup, prej ku edhe nis turneun e saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Siç kumtuan nga KE, von der Leyen të dielën do të takohet me presidentin e shtetit Stevo Pendarovski, për të vazhduar më pas të hënën me aktivitet e saja në kudër të vizitës zyrtare.

“Pas konferencës për media të presidentes von der Leyen dhe kryeministrit Kovaçevski që do të mbahet të hënën në ndërtesën e Qeverisë, presidentja dhe kryeministri do të vizitojnë një fabrikë afër Shkupit për përpunimin e pemëve dhe perimeve. Fabrika ka marrë ndihmë të konsiderueshme nga programi IPARD i financuar nga BE, i cili i mundësoi asaj të përmirësojë kapacitetet e saj prodhuese, të eksportojë produktet e saj në tregun e vetëm të BE-së dhe të sigurojë vendet e punës për punonjësit e saj” – thonë nga Komisioni Evropian.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara