www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sonte në mesnatë ndërrohet ora. Kaq ditë i duhen trupit që të përshtatet me ndryshimin

Posted on October 28, 2023 by User User1

Ditën e diel në mesnatë ndryshon ora. Ndërrimi i akrepave të orës me një orë pas do të ndodh natën mes të shtunës 28 dhe të dielës 29 tetor, kur akrepat do të zhvendosen nga ora 3:00 në 2:00.

Por ajo që është e rëndësishme për ekspertët është ndryshimi që ndodh me trupin tonë. Disa njerëz gëzohen me idenë e orës shtesë të gjumit, por shumë të tjerë besojnë se ndryshimi i orës nuk duhet të ndodhë më.

Të dhënat sipas ekspertëve tregojnë një rritje të vogël, por të konsiderueshme të incidenteve në punë sidomos gjatë ditës së Hënë. Pra, kujdes nesër! Eksperti Neil Stanley thotë se më të prekurit janë ata që kanë një jetë të mbushur me punë dhe janë gjithë kohën në lëvizje.

Ja çfarë thotë ai: “Dëshmitë dhe studimet tona tregojnë se shumë njerëz vuajnë nga ajo që quhet ‘social jet lag’, që do të thotë se njerëzit nuk flenë mjaftueshëm gjatë javës, ndërsa me ndryshimin e orës, në fundjavë mundohen të rikuperojnë mungesën, plus një orë më shumë gjumë.”

Sipas tij duhen tri ditë që trupi të përshtatet me ndryshimin.

Çdo qelize të trupit i duhet gjithashtu të kthehet një orë para. Duke filluar nga qelizat, tek organet si mëlçia e deri tek funksionet e zemrës, duhet të përshtaten me ndryshimin dhe kjo gjë nuk ndodh aq shpejt, por brenda afatit që përmendet me lart, tri ditë. Sipas Stanley ne jemi të pavetëdijshëm për këto ndryshime, por efektet të gjitha i ndjejmë.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara