www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Cila është më e keqe: Të flini të uritur apo të hani gjatë natës?

Posted on October 27, 2023October 27, 2023 by User User1

Të gjithë e kemi përjetuar së paku një herë këtë ndjesi: Është ora 22:30 dhe ju kanë mbetur 30 minuta për të përfunduar emisioni i preferuar para se të flini, dhe papritmas filloni të ndjeheni të uritur për disa biskota apo ëmbëlsira – por a duhet të pritni deri në mëngjes për këtë apo guxoni të hani gjatë natës?

Normalisht, sipas ekspertëve, përgjigja nuk është aq e thjeshtë. Ekspertët thonë se për gjumë optimal nuk duhet të shkoni në shtrat as të uritur, e as të mbushur plot. Në njërën anë, të fjeturit duke menduar tërë kohën për boshllëkun në stomakun tuaj është e vështirë. Por ngrënia natën vonë mund ta dëmtojë tërë trupin.

Ngrënia gjatë orëve të vona mund të shkaktojë probleme me tretjen, fryrje të stomakut, gjumë të dobët, e këto mund të shpijnë në nivele të ulëta të energjisë dhe në lodhje të madhe. Për ta gjetur balancimin e përsosur, vlerësojeni urinë tuaj në një shkallë prej 1 deri në 10, ku numri 1 do të thotë se jeni të mbushur plot, ndërsa 10 jeni duke vdekur urie.

Nëse e vlerësoni se niveli urisë tuaj është mbi 6, atëherë më mirë e keni të hani diçka të thjeshtë para se të flini – përderisa ajo që e hani nuk i kalon 200 kalori. Nëse uria juaj është 5 ose më poshtë, pini një gotë ujë apo çaj të nxehtë dhe flini.

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara