www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Udhëheqësit evropianë: Kosova të nisë procedurat për Asociacionin, Serbia njohjen “de facto”

Posted on October 27, 2023October 27, 2023 by User User1

Kosovës i bëhet thirrje për nisje të procedurave për themelim të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërsa Serbisë që de facto ta njohë shtetësinë e Kosovës.

Kështu është thënë në një komunikatë të publikuar të premten nga presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz, kryeministrja italiane, Giorgia Meloni.

Ata e kanë publikuar këtë komunikatë një ditë pas takimeve që kanë zhvilluar ndaras me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, në margjina të samitit të BE-së.

Në këto takime kanë marrë pjesë edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, kryediplomati i BE-së, Josep Borrell dhe i dërguari i bllokut evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.

Në komunikatë, dy vendeve u është bërë thirrje për zbatim të Marrëveshjes për normalizim marrëdhëniesh, për të cilën palët kanë arritur pajtueshmëri në shkurt të këtij viti, por pa nënshkrime.

“Faza e zbatimit duhet të përparojë, ashtu që dy palët t’i kryejnë obligimet në mënyrë paralele, sipas parimit që palët duhet të bëjnë diçka, për të fituar diçka. Fokusi tani është te avancimi drejt zbatimit të plotë të Marrëveshjes, pa parakushte dhe vonesa”.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se ai ka pasur gatishmëri për nënshkrim të Marrëveshjes për normalizim të marrëdhënieve si dhe draftin e prezantuar nga emisarët perëndimorë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, mirëpo Vuçiq nuk e ka pasur të njëjtin disponim./REL

Lajmet e fundit…

  • Avokatja gjendet e vdekur në zyrën e saj, trupi dërgohet për obduksion
  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara