Shqipërim Arifi është kryetar i Komunës së Preshevës, por mesa duket nuk po i mjaftojnë punët lokale prandaj e ka bërë si punë për qejfi të merret edhe me politika më madhore ato jashtë shtetërore. Përderisa punët brenda komunës së tij po i shkojnë mbrapsht e lëmsh ky me shumë zell në secilën paraqitje të tij mediatike gjen hapësirë për të nxjerrë vrer ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti. Me një shqipe të stërlodhur e me dukje prej një “rrugaçi” që ngjanë sikur t’i ketë përfunduar studimet në “bahnohofat” e Gjermanisë e jo në Universitete. Së fundmi është protestuar në Prishtinë kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Medvegjë, Bujanoc e Preshevë. Serbia po zhvillon me vite të tëra politika anti-shqiptare në Luginën e Preshevës, madje deri në ato përmasa saqë shfaqet rreziku edhe për spastrim etnik, por Arifit apo “kullerit” nuk i kujtohet njëherë të flet për politikat anti-shqiptare të Vuçiqit. Pasi për kryetarin e Preshevës armik i shqiptarëve është Albin Kurti dhe jo Aleksandër Vuçiq. Kujtojmë që, ndihma më e madhe që mund t’i jepet Luginës së Preshevës në këtë periudhë është vetëm të ndihmohet në vetëdijesimin e qytetarëve që Shqiprim Arifi nuk duhet të jetë as administrator në komunë e lëre më në krye të komunës, shkruan Zhurnal.
Shqipërim Arifi në të njëjtën gjatësi valore me Vuçiq –
Përderisa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ndodhet në pozicionin më të vështirë duke punuar për shtrirjen e sovranitetit në tërë territorin e Kosovës, si dhe duke u përballur me presionin e shumëfishtë nga Serbia, ndërkombëtarët, opozita, i paska ardhur radha edhe këtij djalit me flokët e gjata që të merret me Kurtin.
Kujtojmë që, që Qeveria e Kosovës në krye me Kurtin ka ndarë 2 milionë euro për ta ndihmuar Luginë e Preshevës, gjë që nuk e kanë bërë qeveritë paraprake. Madje, kjo mund të jetë edhe njëra ndër arsyet pse Kurti është i padëshirueshëm për Arifin. Për kryetarin aktual të Komunës së Preshevës shqiptar i mirë është ai që nuk interesohet e as që e ndihmon Preshevën.
Tash e tutje buxheti për Luginën e Preshevës nuk do të jetë kurrë më pak se 2 milionë euro, ka thënë armiku i Shqiprim Arifit dhe Aleksandër Vupiqit, kryeministri Kosovës, Albin Kurti, në pyetje parlamentare në Kuvend të Kosovës. Ai i rikujtoi pyetjeve të deputetëve se për 20 vjet qeveritë e mëparshme të Kosovës e të Shqipërisë kanë ndarë vetëm 480 mijë euro, as çerekun e shumës që qeveria Kurti për një vit e ka ndarë për Luginën.
Në Prishtinë protestohet kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Luginën e Preshevës –
Këshilli organizativ i Kuvendit Kombëtar Shqiptar për Kosovën dhe Unioni Shqiptar i Shoqërisë Civile në bashkëpunim me qytetarë nga Kosova Lindore kanë protestuar kundër politikave serbe ndaj vendbanimeve shqiptare në Serbi. Motoja e kësaj proteste është “Stop padrejtësisë të shtetit serb që po zhvillon ndaj qytetarëve shqiptarë që jetojnë në komunat e Preshevës, Medvexhës dhe Bujanocit.
Në këtë protestë paqësore mbajtën fjalim kryetari i Unionit Shqiptar, Dashamir Uruqi dhe koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar Linda Shaqiri, ku u diskutua se nga viti 2011 është duke u zhvilluar spastrimi etnik në këto tri komuna. Aty u tha se në këto komuna në shëndetësi nuk ka asnjë shqiptar të punësuar dhe se Lugina ka nevojë për ndihmë të gjithanshme morale e ekonomike, pasi që këto komuna nuk mund të arrijnë rezultat të dukshëm me 2 milionë eurot që jep Kosova, e zero nga Shqipëria.
Koordinatorja e Kuvendit Kombëtar Shqiptar, Linda Shaqiri, tha se nga viti 2011 spastrimi etnik në këto komuna po zhvillohet.
“Janë trojet tona etnike padrejtësidht të ndara jasht trungut tonë shqiptarë. Në sytë e Evropës po zhvillohet një diskriminim, dhe ne sot do i themi ndal dhe do ngrehim zërin kundër këtyre padrejtësive. Komunat tona po zbrazen, po boshatisen. Nga viti 2011 po zhvillohet spastrimi etnik në këto tri komuna: Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, tha Shaqiri. Gjithashtu protestuesit shtuan se do të mundohen të mbajnë një protestë paqësore edhe në Shqipëri, pasi që Edi Rama nuk ka folur kurrë për Luginën.
Ndaj pasivizimit të adresave të shqiptareve nuk qëndruar të heshtur as Kurti e as Vjosa Osmani. Madje, kjo e fundit edhe gjatë kohës që ishte kryetare e Kuvendit pati reaguar kundrejt kësaj padrejtësie që po bëhet atje. Vjosa Osmani ka thënë se autoritetet serbe, në katër vjetët e fundit, kanë pasivizuar adresat nga regjistri civil të mbi 4,000 shqiptarëve të Medvegjës.
“Shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc u është bërë padrejtësi e madhe me pasivizimin e mbi 6000 adresave të banorëve shqiptarë në këto komuna. Ky është një spastrim etnik administrativ i heshtur e që po sjellë pasoja të mëdha. Kjo metodë e Serbisë, që iu mohoi të drejtën elementare e demokratike, atë të votës, solli edhe rezultate jo të kënaqshme. Andaj, këto zgjedhja as nuk ishin të lira e as demokratike” ka thënë kryeministri Kurti gjatë takimit me Ardita Sinanin pas humbjes së shqiptarëve në zgjedhjet e vitit 2020 në Serbi.
Kujtojmë se, në Serbi nuk dihet saktë se sa shqiptarë jetojnë, pasi ata patën bojkotuar regjistrimin e popullsisë të bërë më 2011. Në bazë të një vlerësimi të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), të bërë në vitin 2015, u tha se janë rreth 70 mijë banorë shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Rreth 20,000 shqiptarë raportohet se kanë migruar në Kosovë për arsye të ndryshme. /Zhurnal.mk
