www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

“Alkaloid” mori pjesë në konventën e përbërësve farmaceutikë-CPHI

Posted on October 27, 2023October 27, 2023 by User User1

Kompania farmaceutike “Alkaloid” mori pjesë në eventin më të njohur botëror në fushën e farmacisë-Konventës së Përbërësve Farmaceutikë-CPHI. Nën moton “Në zemër të industrisë farmaceutike”, manifestimi u mbajt nga 24 deri më 26 tetor në Barcelonë të Spanjës dhe ekipi i Alkaloid këtë vit u prezantua me stendën e tij, nga ku u përcoll qartë “Shëndeti mbi të gjitha”.

ALKALOID

“Konventa e Përbërësve Farmaceutikë si një ngjarje globale për elitën farmaceutike botërore, mblodhi më shumë se 65,000 vizitorë dhe mbi 1,800 ekspozues këtë vit në Barcelonë. Konventa e Përbërësve Farmaceutikë është ngjarja më e rëndësishme e vitit në fushën e industrisë farmaceutike, e cila gjatë tre dekadave të ekzistencës së saj është rritur në një komunitet që bashkon mbi 280,000 profesionistë që punojnë në zinxhirin global të furnizimit të industrisë farmaceutike”.

Nga atje gjithashtu informojnë se ekipi i Alkaloidit pati takime produktive ku u shkëmbyen përvoja të vlefshme me një numër të madh profesionistësh farmaceutikë nga e gjithë bota. Përndryshe, CPhI është një mundësi e shkëlqyer për të marrë informacion mbi zhvillimet më të fundit në fushën e farmacisë, për të ecur në hap me tendencat dinamike në industrinë farmaceutike.

Samir Mustafa /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara