Sot në Parkun e Qytetit me një paradë që u mbajt me rastin e muajit të luftës kundër kancerit të gjirit, Qyteti i Shkupit dërgoi një mesazh për rritjen e vetëdijes për nevojën e informimit, parandalimit, vetëkontrollit dhe kontrolleve të rregullta mjekësore.
Për mbi 300 femra nga administrata e qytetit u mundësuan kontrolle eko dhe mamografike për të parandaluar dhe për të rritur vetëdijen për rrezikun e kancerit të gjirit. Njëkohësisht, duam të theksojmë se zbulimi në kohë i këtij lloji të kancerit nënkupton një shans për trajtimin e duhur, një shans për jetën. Prandaj, për ne ndërgjegjësimi për këtë sëmundje duhet të jetë në fokus 365 ditë në vit, me kontrolle të rregullta, por edhe ndërgjegjësimi për rreziqet dhe rëndësinë e kontrollit dhe parandalimit.
Çdo institucion dhe person juridik duhet doemos të ndërmarrin hap që këto kontrolle të bëhen pjesë e kontrolleve të rregullta të detyrueshme shëndetësore, me ç’rast edhe në institucionin tonë, do t’u ndihmohet një numri të madh të grave për zbulimin e hershëm dhe parandalimin e kancerit të gjirit, theksojnë nga Qyteti i Shkupit.





