www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Mos lëshimi në funksion i shkollës në Vizbeg, opozita shqiptare kritikon ministrin Shaqiri

Posted on October 26, 2023October 26, 2023 by User User1

Opozita shqiptare ka kritikuar sot partinë në pushtet BDI-në për moslëshimin në përdorim të shkollës fillore në Vizbeg. Driton Sulejmani nga Alternativa tha se kjo shkollë nuk do të lëshohet në përdorim deri në fund të vitit 2023, ndonëse sipas tij ministri Jeton Shaqiri, pati premtuar se shkolla do të jetë gati për fillimin e mësimit në shtator të këtij viti.

“Banorët e Vizbegut, të lënë në margjinat e interesimit të qeveritarëve të BDI-së, megjithatë me të drejtë kanë hetuar e konstatuar se zvarritja e nisjes me punë të kësaj shkolle është e qëllimshme dhe se brenda natës do të jetë gati në prag të zgjedhjeve parlamentare. Ky taktizim brutal i BDI-së është edhe një tregues se çfarë është në gjendje të bëjë kjo parti për qëllime politike. Në rastin konkret, kjo parti, pa asnjë ndjenjë përgjegjësie, vazhdon të luajë me fatin e qindar fëmijëve dhe familjeve të Vizbegut në stilin “jo sot, por nesër…”- deklaroi Driton Sulejmani, Alternativa.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara