www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

30.000 denarë për Minçe Ramçeskin, i cili u sulmua nga ariu

Posted on October 26, 2023October 26, 2023 by User User1

Komuna e Pllasnicës ka marrë vendim që Minçe Ramçeskit t’i ndajë ndihmë financiare prej 30.000 denarë për guxim pas sulmit të një ariu. Kryetari i komunës, Alija Jaoski, ia ndau ndihmën financiare shtatëdhjetë e gjashtë vjeçarit Ramçeski.

“Shpërblimi prej 30.000 denarë për bashkëqytetarin tonë është plotësisht i merituar, sepse me guximin e tij arriti të shpëtojë veten pas një sulmi agresiv të një ariu të egër. Duke ndjekur shembullin e komunës së Plasnicës, ftoj shumë bashkëqytetarë tanë nga diaspora, vendas të Plasnicës, që t’i bashkohen këtij akti human dhe brenda kufijve të mundësive të tyre ta përkrahin bashkëqytetarin tonë Minçe Ramçeskin, pas takimit të tij të papritur me një ariu, për të kapërcyer këtë periudhë krize”, ka shkruar kryetari i komunës Plasnicë në Facebook.

Ariu ka sulmuar 76-vjeçarin Minçe Ramçeski nga Plasnica, duke i shkaktuar lëndime të rënda.

Minçe tani është në gjendje të mirë, por ai thotë se historia nuk do të kishte një fund të lumtur nëse nuk do të ishin gjuetarët që trembën ariun pasi qëlluan me plumba në ajër.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara