www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Parashikimi i motit për diten e sotme!

Posted on October 26, 2023October 26, 2023 by User User1

Sinoptikët për ditën e sotme paralajmërojnë mot të ndryshueshëm me vranësira, kryesisht në pjesët jugore me reshje të kohëpaskohshme shiu, në disa vende të rrëmbyeshëm dhe të shoqëruar me bubullima. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare, ndërsa në vendet perëndimore herë pas here erë e fortë nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 8 deri në 15 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 20 deri në 26 gradë.

Në Shkup mot me vranësira të ndryshueshme me erë të lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugperëndimor. Temperatura minimale do të bie deri në 13 gradë, ndërsa maksimalja do të arrijë 24 gradë Celsius.

Edhe të premten moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme me erë jugore mesatare deri në të përforcuar, ndërsa kah fundi i ditës do të ketë reshje shiu, veçanërisht në pjesët veriperëndimore. Nga dita e shtunë do të mbisundojë mot me diell dhe relativisht i ngrohtë”, njofton DPHM. 

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara