www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Escobar-Nikolla: SHBA është vendi më pro-kosovar në botë, do ta mbrojnë sovranitetin e saj

Posted on October 25, 2023 by User User1

Kryeparlamentarja e Shqipërisë Lindita Nikolla u prit sot në Departamentin e Shtetit nga Gabriel Escobar, ndihmës sekretar i Shtetit dhe emisar special për Ballkanin Perëndimor, me të cilin diskutuan mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre.

Përmes një shënimi në Facebook, Nokolla thotë se raportet mes Shqipërisë dhe SHBA-së janë më të mira se asnjëherë në histori.

“Një diskutim mbresëlënës sot në Departamentin e Shtetit, me z. Gabriel Escobar, Ndihmës Sekretar i Shtetit dhe i Dërguari Special për Ballkanin Perëndimor.  Marrëdhëniet mes Shqipërisë  dhe Amerikës sot janë më të mira se asnjëherë në histori”.

Ajo thotë se SHBA llogarisin në Shqipërinë si partnere të besueshme.

“Partneriteti ynë strategjik është konkretizuar në bashkëpunimin e shkëlqyer në KS të OKB dhe do të jetë i tillë edhe në KDNj. SHBA dëshirojnë ta kenë Shqipërinë partnere dhe mbështesin aplikimin e saj në sa më shumë organizata ndërkombëtare”.

Amerika sipas Nikollës mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

“Diskutuam mbi ecurinë e reformave demokratizuese dhe integruese dhe mbështetjen e Kuvendit për avancimin e tyre. SHBA mbështesin fuqimisht integrimin e Shqipërisë në BE, vlerësojnë arritjet e deritanishme dhe inkurajojnë thellimin e luftës kundër korrupsionit”.

Nikolla poashtu thotë se ka marrë garanci për mbështetjen e SHBA-së për Kosovën.

“Z. Escobar i cilësoi SHBA-në si vendi më prokosovar në botë dhe theksoi se ato janë të vendosura për mbrojtjen e pavarësisë, sovranitetit, integritetit dhe sigurisë së  Kosovës dhe pranimin e saj në organizatat ndërkombëtare”.

“SHBA kanë dënuar aktin terrorist të 24 shtatorit dhe njohin përgjegjësinë e Serbisë për këtë akt”, thotë tutje Kryeparlamentarja e Shqipërisë.

Ajo thotë se Marrëveshja e Ohrit është një marrëveshje strategjike dhe duhet punuar për zbatimin e saj.

“SHBA mbështesin dialogun e lehtësuar nga BE. Po punojnë për njohjen e saj edhe nga pesë shtetet e BE që nuk e kanë njohur dhe po ndërtojnë një fushatë njohjesh globale për Kosovën”

Megjithatë ajo thotë se dialogu Kosovë-Serbi është e vetmja rrugë drejt paqes dhe sigurisë në rajon.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara