www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izraeli do të refuzojë t’u japë viza zyrtarëve të OKB-së

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

Izraeli nuk do t’u japë zyrtarëve të OKB-së viza për të hyrë në vend, ka thënë shefi i diplomacisë izraelite, ndërsa debati mbi komentet e bëra nga sekretari i përgjithshëm i grupit po intensifikohet. 

Zyrtarët izraelitë janë zemëruar me vërejtjen e Antonio Guterres se sulmi vdekjeprurës i Hamasit në Izraelin jugor “nuk ndodhi në vakum”.

Ministri i Jashtëm, Eli Cohen anuloi një takim të planifikuar me Guterres, pas komentit të djeshëm se “ka ardhur koha për t’u dhënë atyre një mësim.”Ndërsa zyrtarë të tjerë kanë kërkuar dorëheqjen e tij. 

Cohen u ka thënë mediave izraelite zyrtarëve të OKB-së nuk do t’u jepen viza për të hyrë në vend. 

“Ne do të refuzojmë t’u japim viza përfaqësuesve të OKB-së. Ne tashmë kemi refuzuar t’ia japim një të tillë nënsekretarit të përgjithshëm për çështjet humanitare Martin Griffiths,” i tha ai Radio Army, duke akuzuar Guterres se justifikonte një masakër. 

“Është koha për t’u dhënë atyre një mësim.”

Izraeli historikisht ka pasur marrëdhënie të tensionuara me OKB-në, duke e akuzuar atë për njëanshmëri ndaj saj.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara