www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Sulmoi qytetarin, Angellov kërkon që të lejohet gjuajtja e arinjve agresivë

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

Qendra për Menaxhim me Krizat informoi se është duke iniciuar procedurë para ministrive kompetente të Bujqësisë dhe Ekologjisë, të kryejnë vlerësim nëse janë plotësuar kushtet për gjuajtje të ariut në zonën e Komunës Mavrovë dhe Rostushë. Drejtori i QMK-së, Stojançe Angellov në konferencën për shtyp theksoi se bëhet fjalë për një ari i cili më 23 tetor sulmoi dhe lëndoi një 76-të vjeçar nga Pllasnica.

“Si Qendër për Menaxhim me Krizat, ne jemi kundër vrasjes së arinjve, por në rast të paraqitjes së një ariu të rrezikshëm, i cili është i padiskutueshëm se ka sulmuar një njeri dhe për të cilin ekziston rreziku që sërish të sulmojë, të vrasë ndonjë njeri ose ta lëndojë rëndë, ne vetëm e avancojmë procedurën para ministrive kompetente”, tha Angelov.

Ai theksoi se gjuajtja e ariut edhe pse është e mbrojtur me ligj, është në pajtim me Ligjin për gjueti, neni 16 paragrafi 5.

“Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave mund të lejojë gjuetinë e gjahut të mbrojtur përgjithmonë, përfshirë edhe ariun, pas një mendimi paraprak nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor. Në Ligjin për Mbrojtjen e Natyrës në nenin 23 paragrafi 2 parashikohet se gjuajtja e kafshëve të egra bëhet në bazë të lejes së marrë paraprakisht nga ministri në krye të organit të administratës shtetërore, kompetent për kryerjen e punëve në fushën e gjuetisë, dhe në bazë të mendimit të marrë paraprakisht nga ministri i cili udhëheq me organin e administratës shtetërore, përgjegjës për kryerjen e punëve në fushën e mbrojtjes së natyrës”, thekson Angelov.

Drejtori i QMK-së tha se në dhjetë vitet e fundit nuk ka regjistruar sulme nga arinjtë, prandaj duhet të shihet nëse ky ari i theksuar është më shumë agresiv dhe duhet të jetë cak i gjuajtjes.

Lajmet e fundit…

  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara