www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Spitali jep detaje rreth gjendjes shëndetësore të Rade Trajkovskit-Shtekli

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

Rade Trajkovski-Shtekli vazhdon të mbetet në kujdes intensiv, shkruan TV21. Drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare, Dr. Nexhati Jakupi në një deklaratë për TV21 tha gjendja shëndetësore e të plagosurit Rade Trajkovskit-Shteklit është stabilizuar, por që nuk mund të thuhet se i njëjti është jashtë rrezikut për jetë. Shteklit i është hequr një pjesë e mushkërisë, ndërsa 

“Është bërë intervenim i gjerë në kraharorin e majtë. Është mënjanuar një pjesë e mushkërisë e dëmtuar nga plumbat. Janë trajtuar plagët në supin e djathtë. Pacienti natën e ka kaluar në kujdes intensiv, në mëngjes është stabilizuar. Është në gjendje të vetëdijes me frymëmarrje spontane dhe është në vëzhgim e sipër në kujdesin intensiv në “Karil”

Gazetari: Dmth është jashtë rrezikut për jetën?

“Për momentin është stabilizuar. i përcjellim parametrat e mëtutjeshme. Herët është për vlerësime për gjendjen e mëtutjeshme si do të zhvillohet, por tani për tani parametrat janë stabile”, tha Jakupi për TV21.

Me sa plumba ka qenë i plagosur?

“Më shumë predha ka pasur. Tani atë detaj zyrtarisht mund të konfirmohet me dokumentacion. Bëhet fjalë për më shumë predha, në anën e majtë dhe në anën e djathtë. Përafërsisht 5-6 predha”, tha drejtori i Qendrës Mjekësore Universitare për Kirurgji Torakale dhe Vaskulare për TV21./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara