www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dy të plagosurit nga të shtënat në “East Gate Mall” janë ende në rrezik për jetë

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

Dy të lënduarit nga të shtënat e djeshme në “East Gate Mall” ende janë në rrezik për jetë, konfirmuan për AIM, drejtorët e spitaleve ku janë operuar, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Luben Arsenov dhe drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi.

Arsenkov tha se njëri person ende është i vendosur në aparat për frymëmarrje.

“Bëhet fjalë për lëndime serioze. Vijojnë kontrolle. Ende është në gjendje kritike për jetë. Ka plagë nga armë zjarri në bark dhe gjoks, ashtu që, shumë është herët të japim parashikime për atë se si do të jetë”, deklaroi ai për AIM.

Edhe drejtori Jakupi, po ashtu, nuk ka mundur të japë ndonjë parashikim për gjendjen e pacientit tjetër.

“Është kryer intervenim kirurgjik në gjoks dhe në krah, ka disa plagë nga armë zjarri, ende është në rrezik për jetë. Do të shohim çka do të bëhet. Natën do ta kalojë në shok dhomë në KARILL”, sqaroi Jakupi.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara