www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lumturia jonë varet n’orarin tonë të gjumit

Posted on October 25, 2023October 25, 2023 by User User1

A je person që preferoni të zgjoheni në mëngjes? Nëse jo, atëherë kemi një lajm të keq për ju…

Dy anketime të ndërlidhura me njëra-tjetrën kanë zbuluar se personat që zgjohen herët kanë nivele më të larta të produktivitetit, rroga më të mëdha dhe kualiteti më të mirë të jetës sesa ata që zgjohen më vonë.

Dhe jo vetëm personat që zgjohen herët, por edhe ata që zgjohen shumë herët.

Kompania Amerisleep në anketimin e parë i ka marrë 510 persona që zgjohen herët (kryesisht mes orës 4:00 dhe 7:00) dhe 506 persona që zgjohen më vonë (kryesisht mes orës 08:00 dhe 12:00) për të zbuluar se si koha e zgjimit nga gjumi ndikon në çdo gjë – nga disponimi e deri te rroga.

Anketimi gjithashtu rezultatet i ka ndarë edhe në bazë të gjeneratave për të parë se si rutina e gjumit dallon varësisht nga demografika e moshës.

Kështu, rezultatet kanë treguar se personat që preferojnë të zgjohen shumë herët – po pra, në 04:00 – raportojnë se ndihen shumë produktivë në 71 për qind të kohës.

Ndërkaq ata që preferojnë të zgjohen nga gjumi në ora 11:00, raportojnë se ndihen produktivë vetëm në 36 për qind të kohës.

Veç kësaj, personat që zgjohen herët i kanë rreth 45,725 dollarë në vit, rreth 15,000 më shumë në vit sesa ata që zgjohen vonë (30,835 dollarë).

Ndërsa personat që zgjohen në ora 4:00 ose 5:00 bëjnë më së shumti para (rreth 49,000 dollarë).

Më së paku fitojnë ata të cilët zgjohen vonë, ku mesatarisht i kanë vetëm 22,689 dollarë të ardhurat vjetore.

Zgjimi herët nga gjumi ndikon edhe në lumturi dhe kualitet të jetës.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara