www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Me kërkesë të NATO-s, Maqedonia e Veriut rrit numrin e ushtarëve në Kosovë

Posted on October 24, 2023October 24, 2023 by User User1

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut informon se në seancën e sotme ka marrë vendim për ndryshimin e vendimit për dërgimin e pjesëtarëve të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për të marrë pjesë në operacionin e NATO-s “KFOR” në Republikën e Kosovës.

Vendimi parasheh rritjen e pjesëmarrjes së pjesëtarëve të Ushtrisë së RMV-së në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës duke dërguar shtesë 35 ushtarë.

“Vendimi u mor në bazë të rekomandimeve të përfaqësuesve të lartë ushtarakë në NATO dhe konkluzioneve të arritura në takimin e shefave të Shtabit të Përgjithshëm të vendeve anëtare të nismës së bashkëpunimit në mbrojtje, me qëllim forcimin e sigurisë së Republikës së Kosovës”.
Për pjesëmarrje në operacionin e NATO-s dërgohen 70 pjesëtarë të Ushtrisë, për një periudhë gjashtëmujore, e llogaritur nga nëntori 2023 deri në maj 2024. Me këtë ndryshim të Vendimit, numri i përgjithshëm me të cilin do të marrim pjesë në operacionin “KFOR” në Republikën e Kosovës do të arrijë në 101 pjesëtarë të Ushtrisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara