www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Për më shumë se dy javë e rrëmbyer, pengu izraelit rrëfen përvojën në robëri: Kam kaluar nëpër ferr në Gaza!

Posted on October 24, 2023October 24, 2023 by User User1

Yocheved Lifshitz, një e moshuar 85-vjeçare, e cila u mbajt e robëruar për më shumë se dy javë në Gaza, ka deklaruar në një konferencë për shtyp në Tel Aviv se ka kaluar ferrin.

Lifshitz u lirua nga Hamasi të hënën, ndërsa vajza e saj tha të hënën se pas rikthimit e ëma dëshiron “t’u tregojë të gjithëve atë që di”.

“Infermieret thanë se ajo është shumë e mprehtë dhe shumë e komunikueshme. Dhe ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve atë që di. Ajo dëshiron t’u tregojë të gjithëve atë që di. Ajo është me të vërtetë personi i parë që ka qenë me njerëz të tjerë atje dhe mendoj se është shumë e vetëdijshme se mund të transmetojë informacione,” tha vajza e pengut menjëherë pasi u ribashkua me nënën e saj në Tel Aviv.

Për mediet, Yocheved Lifshitz tha se “kaloi nëpër ferr” në Gaza.

“Ishte e vështirë, por ne do ta kalojmë këtë“- shtoi Lifshitz, ndërsa rrëfente përvojën e saj për gazetarët jashtë Qendrës Mjekësore Sourasky të Tel Avivit.

Duke folur në hebraisht, përkrah të bijës që përkthente, Lifchitz përshkroi se si u kap nga luftëtarët e Hamasit gjatë sulmit të tyre brutal terrorist ndaj Izraelit më 7 tetor.

“Unë u rrëmbeva nga një motoçikletë që po kalonte në anën time ndërsa ata po udhëtonin drejt Gazës,” tha Lifschitz. E moshuara shpjegoi se si koka e saj ishte në njërën anë të motoçikletës ndërsa këmbët i vareshin nga ana tjetër.

“Ishte një akt i dhimbshëm. Na futën në një portë. Unë isha i shtrirë anash në motoçikletë. Kam marrë mavijosje për shkak të pozicionimit në mjet,” shtoi Lifshitz.

Lajmet e fundit…

  • Zyrë për deputeten në komunë – shërbim qytetar apo privilegj partiak?
  • Dy punonjës të Gjykatës së Shkupit përfunduan në pranga për ryshfet
  • Bashkimi Demokratik për Integrim: Projekti ynë për Korridorin 8 konfirmohet dhe nuk mund të ndalet
  • Mickoski: Arben Fetai largohet nga Qeveria, do të kthehet në Bruksel
  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara