www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Manchester United përgatitë ofertë të lartë për Takefusa Kubon

Posted on October 24, 2023October 24, 2023 by User User1

Takefusa Kubo është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer këtë edicion me fanellën e Real Sociedad.

Sulmuesi japonez është padyshim një lider te skuadra nga San Sebastian me golat dhe asistimet e tij.

Megjithatë e ardhmja e anësorit këmbëshpejtë mund të jetë në Angli, pasi Manchester United ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Erik Ten Hag e pëlqen jashtëzakonisht shumë sulmuesin japonez dhe dëshiron transferimin e tij në Old Traford.

Real Sociedad e kishte transferuar lojtarin për vetëm 6,5 milionë euro, derisa vlera e tij tanimë është rritur ndjeshëm në tregun e transferimeve.

Largimi i Jadon Sanchos nga Old Traford është mëse i sigurt dhe Kubo shihet si zëvendësuesi adekuat i tij.

Por për të arritur deri te reprezentuesi japonez, United po përgatitë një ofertë të lartë prej 50 milionë eurove.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara