www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Haradinaj thirrje shqiptarëve në Mal të Zi: E domosdoshme të jemi në linjë me ShBA-të dhe BE-në

Posted on October 22, 2023October 22, 2023 by User User1

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas situatës jo të mirë politike të krijuar tanimë në Malin e Zi.

Ai ka thënë se formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian.

“Si vend e komb, jemi gjithmonë në linjë me politikën e jashtme të SHBA-ve, sa i përket zhvillimeve në rajon si dhe atyre globale. Në këtë kontekst konsiderojmë që formimi i qeverisë së re të Malit të Zi, përpos që reflekton vullnetin qytetar dhe pluralizmin politik, duhet pashkëputshëm të mishërojë vlerat pro perëndimore, që lidhen me NATO-n, integrimin evropian, fqinjësinë e mirë dhe refuzimin e ndikimeve dhe ndërhyrjeve të jashtme destruktive nga ana e Serbisë dhe partnerit të saj, Rusisë”, ka thënë Haradinaj.

Haradinaj ka shtuar se shqiptarët në Mal të Zi duhet ta shohin të domosdoshëm orientimin pro amerikan dhe pro evropian.

”Ftojmë faktorin politik shqiptar që në këto procese, tani dhe në të ardhmen, pjesëmarrjen dhe reflektimin e vullnetit të qytetarëve shqiptar në të gjitha institucionet e Malit të Zi, ta shoh para së gjithash në dritë të domosdoshmërisë së orientimit pro amerikan dhe pro evropian. Çfardo qasje tjetër nga cilido akter në Mal të Zi do të ishte i dëmshëm për rajonin në aspektin afatshkurtër, por edhe për vet Malin e Zi në një perspektivë afatgjate”, ka përfunduar Haradinaj.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara