www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Shkuan në Shqipëri për të fituar bukën e gojës, por gjetën vdekjen – familjarët e dy vëllezërve nga Gjilani me rrëfim emocionues/Zhurnal.mk

Posted on October 22, 2023October 22, 2023 by User User1

Dy vëllezër, S.O., 58-vjeçar dhe N.O., 45-vjeçar humbën jetën në një aksident rrugos në tunelin e Kalimashit.

Për përplasjen fatale që ngjau dje, për lajmi.net dha detaje edhe Genti Mullahi nga Policia e Shtetit.

Ai konfirmoi vdekjen e dy vëllezërve nga Kosova, që më pas u mësua se janë nga Gjilani.

“Kukës/Informacion shtesë Në lidhje me aksidentin e ndodhur në tunelin e Kalimashit, ku u përfshinë në një aksident rrugor automjetet tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., banues në Tropojë, automjeti tip “Ford”, me drejtues shtetasin I. L, banues në Kosovë, dhe autoboti me drejtues shtetasin Sh.S, banues në Kosovë, ju informojmë se shtetasit që kanë humbur jetën janë S.O, 58 vjeç, dhe N. O, 45 vjeç, banues në Kosovë, pasagjerë në automjetin tip “Ford”.Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit dhe dokumentin ligjor të kësaj ngjarjeje”.

Ekipi i lajmi.net me në krye gazetarin Gojart Jashari qëndroi në të pamen e familjes, ndërsa anëtarët e kësaj të fundit komentuan të ndjerët dhe arsyen që kishin shkuar për Shqipëri.

Sipas tyre, të njëjtit po fitonin bukën e gojës, por që fatkeqësisht humbën jetën duke u goditur për vdekje.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara