www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lajcak pas takimeve me Kurtin dhe Vucic: Presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut

Posted on October 21, 2023October 21, 2023 by User User1

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, ka shkruar pas takimeve me kryeministrin Albin Kurti në Prishtinë dhe pas takimit me kreun e shtetit serb, Aleksander Vucic në Beograd.

Lajcak ka thënë se bashkë me emisarët e tjerë perëndimorë kanë udhëtuar për diskutime të rëndësishme dhe substanciale me Kurtin dhe Vuçiqin.

Sllovaku ka thënë se në këto takime kanë theksuar që ngjarja e sulmit të Banjskës më 24 shtator duhet të hetohet plotësisht dhe që de-eskalimi dhe normalizimi janë nevoja urgjente.

Miroslav Lajcak ka thënë se presin nga Kosova dhe Serbia që të implementojnë plotësisht obligimet e Dialogut.

“Udhëtuam me Plotner, Escobar, Bone dhe Cattaneo për diskutime të rëndësishme dhe thelbësore me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë. Ne theksuam se 24/9 [sulmi i Banjskës] duhet të hetohet plotësisht dhe se de-përshkallëzimi dhe normalizimi janë urgjentisht të nevojshëm. Ne presim që të dy të përmbushin plotësisht detyrimet e tyre të Dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara