Këngëtarja amerikane, Gwen Stefani, u nderua me yllin e saj në Walk of Fame në Los Angeles të enjten, kanë raportuar mediat amerikane. Stefani mori pjesë në zbulimin e yllit në Hollywood me tre djemtë dhe bashkëshortin e saj, Blake Shelton, një këngëtar amerikan i muzikës country.
Në fjalim, Shelton vlerësoi përkushtimin e bashkëshortës së tij ndaj Kingston 17-vjeçar, Zuma 15-vjeçare dhe Apollonit nëntë-vjeçar.
“Duke qëndruar këtu pothuajse 10 vjet pasi e takova, mund të them se të qenit nënë është ende gjëja më e rëndësishme në jetën e saj. Dhe më duhet t’ju them se kjo është një gjë e rrallë në këtë biznes,” i tha ai turmës.
“Sot, është mirë ta shohësh atë duke u nderuar për projektin e saj anësor, e që është të jesh një nga yjet më të mëdhenj në botë. Nga muzika, televizioni dhe filmat tek moda dhe bukuria, ajo është ngritur në krye herë pas here, me stilin e saj unik që e ka bërë të gjithë botën të bie në dashuri me të. Por jo aq shumë sa unë”, shtoi Shelton.
Stefani shkroi në Instagram pas ceremonisë për të shprehur mirënjohjen e saj: “Kush do ta kishte menduar se kjo vajzë nga Anaheim do të kishte yllin e saj në Hollywood Walk of Fame? Faleminderit që keni ecur në këtë rrugë me mua, duke kënduar me mua gjatë gjithë këtyre viteve. Ju dua!”, shkroi ajo.