www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

LSDM: Inflacioni në RMV po bie, u konfirmua edhe nga BB

Posted on October 21, 2023October 21, 2023 by User User1

“Edhe përkundër parashikimit të Bankës Botërore se Maqedonia e Veriut do të mbyll vitin me rritjen më të ulët ekonomike në rajon, prej vetëm 1,8%, nga LSDM thonë se Banka Botërore ka konfirmuar uljen e rritjes së çmimeve (inflacionit).

Nga kjo parti thonë se deri në vitin 2025, inflacioni në vend pritet të bie në 2 për qind, ndërsa parashihet ulja e papunësisë dhe rritja e pagave.

“Masat dhe politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja për uljen e inflacionit po japin rezultate, të cilën e kanë konfirmuar edhe nga Banka Botërore.

Banka Botërore ka konfirmuar se masat e qeverisë kanë çuar në inflacion njëshifror dhe pritet që inflacioni të vazhdojë të bjerë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një nivel historikisht të ulët prej rreth 2% që pritet të arrihet në vitin 2025. Në periudhën afatmesme parashikohet ulje e shkallës së varfërisë, ulje e papunësisë në përgjithësi dhe papunësisë tek të rinjtë, rritje e pagave dhe rritje e BPV-së për kokë banori”, thonë nga LSDM.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara