www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ish-pronari i kompanisë që fitoi tenderin për Rrugën A ishte dënuar për falsifikim dokumentesh

Posted on October 20, 2023October 20, 2023 by User User1

Zyrtarë të shumtë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, përfshirë kreun e saj Lumir Abdixhikun dhe kryetarin e Prishtinës, Perparim Rama, kanë reaguar pasi Gjykata Komerciale ka marrë vendim për pezullimin e punimeve të Rrugës A. 

LDK po e konsideron si veprim kryekput politik pasi thonë se vendimin e ka marrë motra e deputetes Fitore Pacolli.

Megjithatë arsyeja që ka çuar deri tek ky vendim i Gjykatës Komerciale duket të jetë fakti që ish-pronari i kompanisë që ka fituar tenderin për ndërtimin e kësaj rruge ka qenë i dënuar nga Gjykata Themelore e Prishtinës për falsifikim dokumentesh. 

Në vitin 2018, Gjykata Themelore e Prishtinës kishte dënuar atë botë pronarin e kompanisë N.S për falsifikim të dokumentit zyrtar, meqë personi në fjalë kishte dorëzuar një vërtetim të rrejshëm të ATK-së sa i përket obligimeve tatimore dhe se e kishte deklaruar rrejshëm numrin e punëtorëve në një aplikim për tender./Express/

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara