“Shtetet anëtare individualisht nuk mund të vendosin të pezullojnë një regjim pa viza. Rregullat në lidhje me dhënien, pezullimin ose përfundimin e përjashtimeve të vizave janë plotësisht të harmonizuara në nivel të BE-së dhe kërkojnë vendime në nivel të BE-së”, tha zëdhënësja e Komisionit Evropian (KE) Anitta Hipper, katër ditë pasi presidenti francez Emmanuel Macron tha se sa i përket Francës, liberalizimi i vizave të BE-së për Kosovën “është pezulluar”, duke e lidhur atë me ngërçin me Serbinë në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE.
