www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Bastisje në Llaskarcë të Shkupit, policia konfiskon armë dhe municion

Posted on October 20, 2023October 20, 2023 by User User1

MPB Maqedoni informon se pas masave dhe aktiviteteve të ndërmarra, sot (20.10.2023) punonjësit policorë të Departamentit të Policisë Kriminale – Sektori për trafikim të paligjshëm të drogave, armëve dhe substancave të rrezikshme në koordinim me punonjësit e Policisë nga Njësia për trafikim të paligjshëm të drogave dhe armëve pranë Ministrisë së Punë të Brendshme dhe Komunikim Shkup, kanë bastisur një banesë dhe lokale të tjera në pronësi të S.Z. në fshatin Llaskarcë të Shkupit.

Siç njoftojnë nga MPB gjatë kontrollit pranë një objekti ndihmës të përdorur prej tij u gjetën një pistoletë e konvertuar, dy korniza bosh për një automatik dhe 16 fishekë.

“Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e tij iu gjetën tre armë dhe një pushkë gjuetie. S.Z është ndaluar dhe pas dokumentimit të rastit do të bëhet kallëzim përkatës”, thonë nga MPB Maqedoni.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara