www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Kovaçevski: Zgjedhjet pritet të mbahen në termin të rregullt

Posted on October 19, 2023October 19, 2023 by User User1

“Ne në këtë moment nuk flasim për përputhjen e datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtjen e zgjedhjeve në terminin e rregullt, për çka më në fund të gjitha partitë politike u pajtuan se do të jenë në terminin e rregullt”, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në përgjigje të pyetjes së gazetarëve për datë të pranueshme për zgjedhje.

Ai shtoi se gjatë parashtrimit të ekspozesë si mandatar, tha se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, në fillim presidenciale, e pastaj edhe zgjedhjet parlamentare.

“Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore në sa ditë para skadimit të mandatit organizohen edhe zgjedhjet parlamentare edhe presidenciale dhe normalisht data konkrete çdoherë varet nga ajo se çka do të dakordohet dhe çka do të votohet më vonë dhe propozohet para së gjithash nga ana e kryetarit të Kuvendit. Ashtu që, ne kemi vendosur praktikë, demokraci të vendosur parlamentare, ku kjo llogaritet për çështje, që janë, do të thosha, të natyrës teknike lidhur me organizimin e zgjedhjeve”, deklaroi kryeministri.

Rreth pjesëmarrjes në grupin e punës, që duhet të formohet, Kovaçevski tha se si parti janë të gatshëm dhe çdo të hëne ka koordinim te kryetari i Kuvendit, ku marrin pjesë të gjitha grupet e deputetëve dhe aty mund të dakordohen për dinamikën e bisedave, cilat do të zhvilloheshin në atë drejtim.

Ai shtoi se së shpejti partia e tij do të vendos se kush do të jetë përfaqësuesi në grupin e punës dhe kush do ta udhëheq.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara