www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Njëriu që drejton grupin e serbëve që luftojnë krah Rusisë në Ukrainë, ishte pjesëtar i Tigrave të Arkanit gjatë luftës luftën e Kosovës

Posted on October 19, 2023October 19, 2023 by User User1

Hetimet e fundit të BBC-së në Rusi dhe britanikes “Guardian” kanë zbuluar se që nga vera një numër i madh vullnetarësh nga Serbia po udhëtojnë drejt Moskës, prej nga i bashkohen forcave ruse që luftojnë në Ukrainë. Ai grup supozohet se drejtohet nga Davor Savicic, i koduar Vuk, i cili komandon rekrutët serbë që luftojnë për Vladimir Putin. 

Kush është misterioz Saviçic, i cili tani po përpiqet të formojë një njësi prej 1000 vullnetarësh serbë?

Bazuar në raportet nga dy luftëtarë serbë në Rusi, si dhe në një listë të zbuluar të serbëve të rekrutuar, Guardian ka zbuluar se zyrtarët rusë kanë planifikuar të rekrutojnë qindra shtetas serbë për të forcuar ushtrinë e tyre.

Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, Rusia ka futur një sërë ligjesh për të joshur shtetasit e huaj që t’i bashkohen radhëve të saj. Presidenti rus Vladimir Putin tha në një takim sigurie se Kremlini duhet të ndihmojë njerëzit nga jashtë që planifikojnë të luftojnë në anën e Rusisë.

Që atëherë, udhëheqësi rus ka nënshkruar një urdhër që redukton kohëzgjatjen minimale të kontratës së shërbimit ushtarak për të huajt nga pesë në një, dhe ka ofruar të përshpejtojë rekrutimin e luftëtarëve jashtë Rusisë.

Në krye të skemës serbe të rekrutimit, një plan që ka të ngjarë të hartohet gjatë verës, është Davor Savicic, një serb që kaloi vite duke luftuar si pjesë e inkursionit të parë të Rusisë në Ukrainë në 2014.

Kush është Davor Savicic?

Bëhet fjalë për një burrë me origjinë nga Doboj, për të cilin më parë shkruanin media të shumta ruse dhe botërore. Ai është shtetas i Bosnjës dhe Hercegovinës dhe në intervistat e mëparshme ka thënë se jeton në qytetin rus Khimki, ku dyshohet se ka punuar në një kantier ndërtimi.

“Fontanka” para disa vitesh shkruante se kishte prova se Savicic ishte parë disa herë në kampin stërvitor në fshatin rus Molkino, nga ku një numër luftëtarësh nën kontratën me Ëagnerin ishin caktuar në Siri.

Luftëtarët që folën për “Fontanka” thanë se Savicic vlerësohej shumë nga eprorët e tij në Ëagner për shkak të përvojës së tij të gjerë luftarake dhe se atij iu dha emri i koduar Vuk si pasqyrim i forcës dhe guximit të tij në betejë.

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara