www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Regjimi i posaçëm i trafikut nesër në Shkup

Posted on October 17, 2023 by User User1

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se për shkak të ushtrimit simulues për situatë emergjente-tërmet i titulluar si “Përgjigje humanitare 2023” në organizimtë Kryqit të Kuq të RMV-së dhe nën patronatin e Kryetarit të Shtetit në Parkun e Qytetit në Shkup, në harkun kohor nga ora 9 deri më 14 për trafik do të jenë të mbyllura disa bulevarde.

Për komunikacion do të jenë të mbyllura blv. “Ilindeni” nga udhëkryqi me blv. “Shën Klimentii Ohrit” deri në udhëkryqin me rr. “Franklin Ruzvelt” dhe nga udhëkryqi me blv “Marrëveshja e Bledit” deri në udhëkryqin me rr. “Nikolla Teslla”, rr. ”Naum Naumovski-Borçe”, në vazhdim të rr. “Jordan  Haxhikonstantinov- Xhinot” deri në udhëkryqin me rr. “ELeninit” (rr. “Aminta i III-të”, rr. “Risto Shishkov” nga udhëkryqi me rr. “Naum Naumovski -Borçe” deri në udhëkryqin me rr. “E Leninit”, rrugët rreth Stadiumit të Qytetit “Todor Proeski” dhe blv. “8-të Shtatori” nga udhëkryqi me blv “Ilindeni” deri te rrugae servisit për hyrje në hotelin “Aleksandër Pallas”.

“Për këtë arsye, Njësiti për Siguri në Komunikacionin Rrugor do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut, gjatë së cilës trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta. MPB-jaapelon deri te qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit policorë”, informojnë nga MPB-ja.

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara