Për lirimin nga akuza të ish-shefit të DSK-së, Sasho Mijallkov, në lëndën “Target-Fortesa”, është shprehur edhe prokurorja publike Ristoska. Ajo thotë se fatkeqësisht në këtë rast nuk do të ketë zgjidhje penalo-juridike dhe sërish nuk do të ketë përgjegjësi për përgjimet e paligjshme në vend, pasi Gjykata konstatoi se veprat për të pandehurit në lëndën “Targer-Fortesa” u vjetërsuan. Vjetërsimi i lëndës, thotë Ristoska, është pasojë e drejtpërdrejtë e ndryshimeve në Kodin Penal.
