www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Macron në Tiranë, Presidenti Begaj pret homologun francez sot në Presidencë

Posted on October 17, 2023October 17, 2023 by User User1

Presidenti francez Emanuel Macron mbërriti dje pasdite në Tiranë, për t’iu bashkuar me vonesë samitit të Procesit të Berlinit.

Siç u zbulua dje, ditën e sotme, Macron do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj.

AGJENDA E PLOTË: Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri. Sot më 17 tetor 2023 Presidenti francez do të takohet me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Më poshtë agjenda e vizitës në Presidencë: 8:25 -Mbërritja e Presidentit të Republikës Franceze në Institucionin e Presidentit të Republikës. Presidenti i Republikës franceze do të pritet nga Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj. -Interpretohet himni kombëtar francez;

-Interpretohet himni kombëtar shqiptar; -Kryhet kalimi para truprojës së nderit; -Dy krerët e shteteve prezantojnë ekipet e tyre respektive. Presidenti i Republikës së Francës ftohet të nënshkruajë në librin e të ftuarve. Në hollin ”Nënë Tereza” do të bëhet fotoja zyrtare. 08:35 – 09:05 – Takim kokë më kokë mes dy presidentëve.

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara