www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

U godit 26 me thikë, 6-vjeçari në SHBA vritet vetëm sepse ishte palestinez

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Një 6-vjeçar me origjinë palestineze dyshohet se është vrarë dhe nëna e tij është plagosur në Chicago për shkak të konfliktit të vazhdueshëm në Lindjen e Mesme që përfshin Hamasin dhe Izraelin, raportoi të hënën CNN-i. Siç raportohet, viktima është vrarë nga pronari i shtëpisë ku kanë qëndruar, 71-vjeçari J.C., i cili është akuzuar për vrasje të shkallës së parë, tentativë për vrasje të shkallës së parë dhe për krim urrejtjeje.

Autoritetet në Illinois kanë bërë të ditur se familja është palestineze dhe ka shkuar në Amerikë duke kërkuar strehë për të jetuar.

Presidenti Joe Biden dhe Zonja e Parë, Jill Biden, kanë thënë se janë të tronditur për sulmin dhe i ofruan ngushëllimet e tyre familjes në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë të dielën. “Si amerikanë, duhet të bashkohemi dhe të refuzojmë islamofobinë dhe të gjitha format e fanatizmit dhe urrejtjes. E kam thënë vazhdimisht se nuk do të heshtë përballë urrejtjes. Nuk ka vend në Amerikë për urrejtje kundër askujt”, ka thënë Bideni.

Më tej raportohet se fëmija tashmë i ndjerë është goditur 26 herë me thikë. (koha.net)

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara