www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Lëvizja Demokratike: BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski!

Posted on October 16, 2023October 16, 2023 by User User1

Lëvizja Demokratike vazhdon akuzat ndaj Bashkimit Demokratik për Integrim, e në veçanti ndaj zëvendëskryeminsitrit Artan Grubit. Sipas tyre, BDI shpëtimin po e kërkon te Nikolla Gruevski. Fari Iseni nga LD deklaroi se BDI-ja e shpalli Nikolla Gruevskin si thesar kombëtar të shqiptarëve, por që në fakt, Iseni thotë  se është “gomë” për të shpëtuar disa njerëz nga BDI.

FARI ISENI, LËVIZJA DEMOKRATIKE

“Ata që e mbrojtën, i dhanë mundësi të arratisej, ruanin pronën e tij, shpresojnë në të njëjtin shërbim nga Gruevski për ta. Njeriu që ishte arsyeja pse Maqedonia e Veriut u izolua për dhjetë vjet, njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi,Njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO dhe BE, sot pikërisht ai njeri është shpresa e fundit për shpëtimin e BDI-së”.

Iseni theksoi se BDI nuk ka shpresë që Gruevski mund të sigurojë deputetë që do të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës. Ai gjithashtu tha se BDI shpëtimin e sheh në përsëritjen e episodave të njëjta, siç thotë ai, ashtu siç nuk u ndëshkua Gruevski  mos të ndëshkohet edhe kriminaliteti i disa personave të BDI-së.

FARI ISENI, LËVIZJA DEMOKRATIKE

“BDI-ja e di se do të shkojë në opozitë andaj e do Gruevskin në pushtet. Gruevski u ka borxh atyre. Kështu mendojnë se shqiptarët do të duhet të harrojnë gjithë dëmin, gjithë korrupsionin, të gjithë fëmijët e ikur nga shteti.Ndryshimet në Kodin Penal ishin fillimi, kështu që tani po vazhdojnë me iniciativë para Gjykatës Supreme që kërkon kthimin e abolimeve të Gjorge Ivanovit. Mediat raportojnë se Artan Grubi është përfshirë personalisht në lobim dhe presion për rikthimin e faljeve”.

Nga partia e Izet Mexhitit thojnë se dënimi do të vijë shumë shpejt, ndaj ata i bëjnë thirrje gjykatësve të Gjykatës Supreme që, siç thojnë ata të mos bien në këtë grackë dhe presion të BDI-së. Samir Mustafa /SHENJA/

Lajmet e fundit…

  • Alvarez konfirmon largimin nga Atletico
  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara