www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Tetova ka dhënë më së shumti leje ndërtimi në Maqedoni

Posted on October 15, 2023 by User User1

Në Maqedoninë e Veriut gjatë muajit gusht janë dhënë 344 leje ndërtimi, vlera e të cilëve arrin 114 milionë euro.  “Gjatë muajit gusht të vitit 2023 janë dhënë 344 leje ndërtimi, që është për 9.0 % më pak se në muajin e njëjtë të vitit paraprak. Sipas lejeve të dhëna për ndërtim, vlera e paraparë e objekteve është 7 038 158 mijë denarë, që është për 23.7 % më pak krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak”, raportoi Enti Shtetëror i Statistikave. Më së shumti leje janë dhënë në Tetovë (60), Shtip (60), Kavadarci (16), Manastir (15), Strumica (15), Bogovina (14), Qendra (14), etj.

“Nga numri i përgjithshëm i numrit të lejeve të dhëna për ndërtim 157 (45.6 %) janë të dedikuara për objektet e ndërtimit të lartë, 121 (35.2 %) për objektet e ndërtimit të ulët dhe 66 (19.2 %) objektet për rikonstruim”, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikave.

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara