www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

A ka takime mes VMRO-së dhe BDI-së, ja çka thotë Mickoski?

Posted on October 15, 2023October 15, 2023 by User User1

Kryeministri dhe kreu i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski ka theksuar dhe ka pyetur kreun e VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të tregoj se sa herë ai dhe anëtarët e kryesisë së partisë së tij në periudhën e fundit kanë kërkuar dhe kanë pasur takime me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe me përfaqësues të lartë të kësaj partie.

“Po ato parti që tash po e luajnë veten si luanë, kanë qenë si kotele në koalicion me të njëjtën parti politike BDI, për të cilën flasin sot, për 11 vjet. Lideri i VMRO-DPMNE-së dhe anëtarët e kësaj partie a kanë kërkuar dhe zhvilluar takime me liderin dhe zyrtarët e lartë të BDI-së dhe sa herë në gjashtë muajt e fundit? Çfarë kanë biseduar në ato takime, nëse i kanë pasur?”, pyeti kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në tubimin e djeshëm tradicional në Selcë të Prilepit, me rastin e shënimit të festës shtetërore të 11 tetorit.

Por nga ana tjetër, lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, i është përgjigjur pyetjes nga Shtipi, ku ishte për vizitë në terren në kuadër të fushatës partiake.

Ai ka thënë se nuk ka pasur asnjë takim me liderin e BDI-së Ali Ahmeti dhe se as nuk ka ndërmend ta kërkojë.

“Pasi ai po bën një pyetje, supozoj se e di përgjigjen. Asnjëherë, as kam kërkuar, as nuk kam ndërmend të kërkoj takim me personin e përmendur nga Kovaçevski. Unë kërkoj publikisht një takim liderësh, në të cilin për më shumë se tre dekada të gjithë kryetarët e partive parlamentare ulen dhe pajtohen për datat e zgjedhjeve”, theksoi Mickoski në përgjigjen e tij. (INA)

Lajmet e fundit…

  • “Hap një dritare drejt botëve të reja”, hapet Panairi i Librit 2026 në Shkup
  • “Fetai merr rrogë por nuk shkon në punë”! Aliu: Pasi 9 majit do të jemi shembull se si mund të funksionohet ndryshe
  • Reagon Gani Geci pas fjalimit të nipit të tij kundër Thaçit
  • SHKON DREJT FUNDIT “QEVERIA E PËRZHINËS”? PËRPLASJE E FORTË POLITIKE NË SHKUP
  • Parregullsi në çdo të katërtën kompani! ISHT: Nga 509 mbikëqyrje, 124 gjoba me vlerë mbi 58.000 euro

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara