Gjatë natës kah e hëna do të fillojë të fryjë erë e fortë veriore, vranësira do të shtohen dhe do të ketë reshje lokale shiu. Kjo shënon fillimin e ndryshimit të paralajmëruar të motit – nga e hëna do të jetë më ftohtë dhe me shi.
Sot (e diel, 15 tetor) mëngjesi do të jetë i freskët, gjatë ditës me diell dhe relativisht i ngrohtë, ndërsa nga fundi i ditës në pjesët veriore dhe perëndimore me vranësira të ulëta deri në mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor, veçanërisht e theksuar në pjesët perëndimore.
Temperaturat do të arrijnë deri në 30 gradë, ndërsa në Shkup deri në 29 gradë.
