www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

DPHM Maqedoni: Nesër dhe pasnesër ndryshim i motit, do të fryjë erë e fuqishme

Posted on July 25, 2023July 25, 2023 by User User1

Nga nesër pritet ndryshim i motit. Siç njofton DPHM, në pjesën më të madhe të vendit do të jetë shumë e nxehtë, por do të fryjë erë e fortë jugperëndimore, në shumë vende me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë.

Më pas nga fundi i ditës për shkak të zbritjes së masës ajrore më të ftohtë nga veriu do të fillojë të fryjë erë e intensifikuar veriore, herë pas here e fortë. Gjithashtu do të krijohen kushte për paraqitje të izoluar të jostabilitetit me reshje të rrëmbyeshme, bubullima, erëra të forta dhe breshër.

Sipas DPHM, erë e fortë veriore do të vazhdojë të fryjë edhe ditën e enjte, ku temperatura ditore pritet të bjerë ndjeshëm, rreth dhjetë gradë. Gjithashtu do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale shiu.

Më pas moti do të jetë kryesisht stabil me ulje të temperaturave të mëngjesit, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje graduale./tetovasot.com

Lajmet e fundit…

  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë
  • Edhe pse disа banorë të Çairit kanë kërkuar që mos të mbyllet vendkalimi për këmbësorët pranë Bit-Pazarit, Qyteti i Shkupit është i vendosur të vendosë gardh dhe ta mbyll pergjithmonë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara