www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Zbulohet mozaiku i rrallë dy mijë vjeçar në Durrës

Posted on October 14, 2023October 14, 2023 by User User1

Duke hapur themelet për rindërtimin e shkollës së mesme “Gjergj Kastrioti” në kuadër të programit EU4Schools financuar nga BE dhe zbatuar nga UNDP, doli në dritë një pjesë mozaiku.

Menjëherë filloi puna për zbulimin e plotë të atij që nesër mund të jetë një sit i ri arkeologjik i Durrësit.

Lajmin e jep kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, e cila ka ndjekur nga afër punimet që po kryhen për zbulimin e rrallë arkeologjik, bashkë me ministren e Kulturës Elva Margariti, arkeologun e njohur prof. dr. Luan Përzhita dhe përfaqësues të UNDP dhe Institutit Kombëtar të Trashëgimisë Kulturore.

Sipas arkeologut prof. dr. Luan Përzhita i cili drejton punën për këtë zbulim arkeologjik ky është një mozaik mjaft i rrallë jo vetëm për vendin tonë, por për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Ky mozaik i përbërë nga gurë ngjyrë blu të errët dhe të bardhë ku paraqiten figura gjeometrike dhe floreale i përket fundit të shekullit të I dhe fillimit të shekullit të II dhe është pjesë e një vile luksoze që ndodhej pranë amfiteatrit të Durrësit.

Deri tani, janë zbuluar disa pjesë të këtij mozaiku që mendohet të ketë një sipërfaqe rreth 60 metër katror. Përveç mozaikut është zbuluar edhe një pjesë muri 3 metër e lartë në anën lindore, si dhe disa objekte të tjera. Punimet në këtë mozaik janë kryer me një nivel mjaft të lartë profesional.

Ky është një zbulim mjaft i rrallë arkeologjik që i shtohet trashëgimisë së jashtëzakonshme kulturore të qytetit tonë. Puna e arkeologëve do të vijojë deri në zbulimin e plotë të të gjithë objekteve arkeologjike në këtë zonë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara