www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Izrael: vritet gazetari i Reuters në kufirin me Libanin

Posted on October 13, 2023 by User User1

Një gazetar i Reuters është vrarë ditën e premte në Libanin jugor, pranë kufirit me Izraelin.

Sipas mediave të huaja, raportohet se bëhet fjalë për gazetarin, Issam Abdallah.

Al Jazeera raporton se një grup gazetarësh nga kanali, Reuters dhe AFP ishin afër zonës ku Hezbollahu kishte goditur izraelitët të premten pasdite. Siç raportohet, ata u goditën nga zjarri i artilerisë izraelite , dyshohet nga një tank luftarak.

Grupi kishte distinktivë të shquar të PRESS dhe mbante helmeta dhe jelek antiplumb. Gazetarët ishin në një kodër, në një vend të hapur që dukej nga larg.

Një reporter i Al Jazeera dhe një kameraman i stacionit u plagosën. Sky Neës raporton se numri i të plagosurve shkon në gjashtë, disa prej të cilëve janë dërguar në spital. 

Lajmet e fundit…

  • Shkarraviti “Kosova është Serbi” në veturën me targa kosovare, serbit i caktohet paraburgim nga gjykata në Kroaci
  • Kaltrina Beqiri: Qeverinë teknike e dërgojmë në histori
  • “Prindërit tanë ranë dëshmorë për gjuhën shqipe”, #Organizatori i protestës së studentëve në Shkup: Kanë frikë se ne fitojmë shumë të drejta
  • PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas afateve kushtetuese
  • Provokimi në Shkup, ministri i Mbrojtjes së RMV përulet me ceremoni para pllakës përkujtimore ku shqiptarët etiketohen si terroristë

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara