www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

6.000 bomba në Gaza të hedhura nga ana e Izraeli për 6 ditë, gati sa totali i SHBA-së në Afganistan për një vit”

Posted on October 13, 2023October 13, 2023 by User User1

IForcat Ajrore izraelite (IAF) njoftuan të enjten se kanë hedhur “rreth 6.000 bomba kundër objektivave të Hamasit” në Gaza që nga sulmi i së shtunës, që pothuajse përputhet me numrin e bombave që SHBA-ja hodhi në Afganistan për një vit, transmeton Anadolu.

“The Washington Post”, duke cituar këshilltarin ushtarak në organizatën holandeze PAX for Peace, Marc Garlasco, raportoi se Izraeli “ka hedhur për më pak se një javë atë që SHBA-ja ka hedhur në Afganistan për një vit, në një vend shumë më të vogël, shumë më të dendur dhe të populluar, në një zonë ku gabimet do të shumëfishohen”.

Garlasco, i cili është ish-hetues i OKB-së për krimet e luftës në Libi, deklaroi për të përditshmen, duke cituar të dhënat nga Komanda Qendrore e Forcave Ajrore të ShBA-së, se numri më i lartë i bombave të hedhura për një vit gjatës luftës në Afganistan ishte pak më shumë se 7.423. Sipas OKB-së, gjatë gjithë luftës në Libi, NATO ka raportuar se ka hedhur më shumë se 7.600 bomba dhe raketa nga avionët, raporton e përditshmja.

Numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite në Rripin e rrethuar të Gazës është rritur në 1.537, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Deklarata vuri në dukje se nga numri i përgjithshëm i të vrarëve 500 janë fëmijë dhe 276 gra si dhe 6.612 të plagosur.

Më herët të enjten, IAF tha në X se “dhjetëra avionë luftarakë dhe helikopterë sulmuan një seri objektivash terroriste të organizatës terroriste Hamas në të gjithë Rripin e Gazës”.

“Deri më tani, IAF ka hedhur rreth 6.000 bomba kundër objektivave të Hamasit”, shtoi ai.

Charles Lister, një bashkëpunëtor i lartë dhe drejtor i Programit të Ekstremizmit dhe Kundër Terrorizmit në Institutin e Lindjes së Mesme, ishte i befasuar nga kjo shifër.

“6.000 bomba për 6 ditë, në 365 km2 Gaza”, shkroi Lister në X.

“Për krahasim, koalicioni ndërkombëtar kundër DEASH-it hodhi mesatarisht-përafërsisht 2.500 bomba në muaj, në 46.000 km2 në Siri dhe Irak”, tha Lister.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara