www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Dogana e Maqedonisë sekuestron 10.000 cigare të fshehura brenda veturës

Posted on October 13, 2023October 13, 2023 by User User1

Dogana e Maqedonisë së Veriut ka konfiskuar rreth 50 kuti me pako të cigareve në pikën kufitare “Bogorodicë”, përcjell TV21. Sipas përllogaritjeve të Doganës, vlerësohet se në kuti kishte gjithsej rreth 10.000 cigare, për të cilat shtetasi grek duhej të paguante 60.900 denarë doganë.

U parandalua kontrabanda e 50 kutive të paketave të cigareve që një shtetas grek i bleu në një free-shop dhe donte t’i sillte në Republikën e Maqedonisë së Veriut përmes pikës kufitare Bogorodicë. Vlera totale e paketave të cigareve është 85.900 denarë, ndërsa totali i detyrimeve doganore që personi ka dashur të shmangë është 60.900 denarë. Në zgavrat nga fabrika të tapicerisë së dyerve të pasme të automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi grek, doganierët zbuluan paketat e cigareve”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Doganave./tv21.tv

Lajmet e fundit…

  • “Kurti homoseksual, e urren Thaçin dhe do të ikën në Norvegji”, detaje nga dokumenti komprometues “Leptiri” që e kishte Sheholli
  • 🗣 CRISTIANO RONALDO: “Ky do të jetë Botërori im i fundit”.
  • Specialja cakton datën e shpalljes së aktgjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve
  • Drini i Zi në Strugë në gjendje të rëndë në mes të sezonit turistik
  • Tetova i thotë JO botës serbe!

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara