www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

10 vjeçari u godit me veturë në “Rrugën e Plastikave”, ndërroi jetë në Urgjencë

Posted on October 13, 2023October 13, 2023 by User User1

Një fëmijë dhjetëvjeçar është përplasur pasdite në bulevardin “Nikolla Karev”, i njohur si rruga e “Plastikave” në Shkup, transmeton Portalb.mk.

Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit me mjetin e tij tip “Mercedes”, ndërsa kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë viktimën.

Përpjekja e Ndihmës së shpejtë për të rikthyer vetëdijen e djalit ka rezultuar e pasuksesshme, ndaj pasi është transportuar në qendrën e urgjencës, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij.

Disa orë pas aksidentit, policia njoftoi se ka gjetur shoferin njëzet e një vjeçar i cili është larguar nga vendi i aksidentit dhe tashmë dyshohet për veprën penale të kundërvajtjeve të rënda në komunikacion me pasoja fatale.

Jozyrtarisht bëhet fjalë për një 10-vjeçar, i cili ka tentuar të kalojë bulevardin pranë kryqëzimit pranë ambasadës amerikane dhe Mercedesi ka qenë duke lëvizur nga drejtimi i Bit Pazarit me shpejtësi të madhe.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara