www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Në këtë vend të rriturve u rekomandohet të flenë të paktën 6 orë në ditë

Posted on October 13, 2023 by User User1

Qeveria në Japoni rekomandoi se të rriturit që kanë probleme me pagjumësinë duhet të flenë të paktën 6 orë në ditë. Në hulumtimin e Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies u zbulua se 37.5% e meshkujve dhe 40.6% e grave në të gjithë vendin flenë mesatarisht më pak se 6 orë në ditë. Ndërkaq, koha e gjumit të rekomanduar tregon ndryshim sipas grupmoshave.

Sipas kësaj për grupmoshën 1-2 vjeç rekomandohet 11-14 orë gjumë ndërsa 10-13 orë për grupmoshën 3-5 vjeç. Për nxënësit e shkollës fillore 9-12 orë, për nxënësit e shkollës së mesme dhe ato universitarë 8-10 orë. Rikujtojmë, se në hulumtimin e vitit 2021 të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) u zbulua se qytetarët në të gjithë Japoninë flinin mesatarisht 7 orë e 22 minuta. Kjo normë ishte koha më e shkurtër e gjumit në mesin e 33 vendeve. Sipas ekspertëve ata që flenë 7 orë në ditë kanë më pak gjasa të vuajnë nga sëmundje të tilla si depresioni, kanceri dhe rrahjet e zemrës.

Ndërkaq, skizofrenia konsiderohet një çrregullim serioz psikiatrik që përkeqësohet me kalimin e kohës.  Sipas klinikës Mayo, ka disa simptoma që mund të tregojnë se një person vuan nga skizofrenia, por njëra konsiderohet si shenja e parë paralajmëruese, sepse zakonisht shfaqet disa vite para diagnozës përfundimtare. Bëhet fjalë për pagjumësinë. Mjekët shpjegojnë se problemet e gjumit si pagjumësia ose zgjimi i vazhdueshëm gjatë natës i paraprijnë të gjitha simptomave të tjera të skizofrenisë, megjithëse shumë njerëz i injorojnë ato për vite me radhë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara