www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ka mbushur 89 vjet, publikohen foto të rralla të një prej grave më të bukura të të gjitha kohërave

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Një nga femrat më të bukura të të gjitha kohërave, aktorja franceze Brigitte Bardot, festoi ditëlindjen e saj të 89-të në fund të muajit të kaluar. Së fundmi paparacët kanë publikuar foto të reja të saj të rralla.

Aktorja u fotografua duke drejtuar makinën e saj të vjetër nga vila e saj luksoze La Madrague në Saint-Tropez në pronën La Garigue ku kujdeset për kafshët e shumta që ka shpëtuar. Ka qen, mace, gomarë, dhi…

Në vend që të përgatiste një festë luksoze, siç ndodh me yjet, aktorja e njohur e ka kaluar ditëlindjen me kafshë.

Diva franceze duket se ka probleme shëndetësore muajt e fundit. Burri i saj, Bernard d’Ormale, thirri një ambulancë për të në fillim të korrikut për shkak të problemeve me frymëmarrjen dhe ajo përfundoi në spital për vëzhgim dhe trajtim.

Më pas bashkëshorti tha se Brigitte ishte shëruar dhe se gjithçka ishte nën kontroll. Arsyeja e vështirësisë në frymëmarrje, thotë ai, temperatura e lartë në Saint-Tropez. “Në moshën e saj, në një vapë të tillë, ajo duhet të kursejë veten, por kjo nuk është në natyrën e karakterit të saj”, tha Bernard këtë verë. Mediat e huaja raportojnë se ajo duhej t’i nënshtrohej një operacioni në kofshë, por ajo nuk pranoi për shkak të frikës nga anestezioni.

Bukuroshja parisiene lindi më 28 shtator 1934 në një familje të pasur. Më vonë ajo tha se ishte “një vajzë e mirë nga një familje e mirë që u bë bohem”.

Ajo kërcente balet që në moshë të vogël, dhe modelimin e filloi shumë herët. Ajo kishte “gjatësinë perfekte” dhe “peshën perfekte”, thanë ekspertët e modës. Në vitin 1949, ajo u shfaq në kopertinën e një reviste mode për herë të parë dhe në moshën 16 vjeçare u takua me 22-vjeçarin Roger Vadim, një asistent i kineastit me ndikim Marc Allégret, takim ky që ndryshoi krejtësisht drejtimin e jetës së saj.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara