www.infinit.mk
Menu
  • LAJME
    • MAQEDONI
    • KOSOVË
    • SHQIPËRI
  • RAJONI & BOTA
  • TEKNOLOGJI
  • SPORT
  • SHOW BIZ
  • KURIOZITETE
Menu

Ngritet iniciativë në Gjykatën e Lartë ndaj ish-presidentit

Posted on October 11, 2023October 11, 2023 by User User1

Avokati, Mile Naumovski, nga Shkupi ka ngritur iniciativë në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku kërkon qëndrim juridik për më shumë çështje në lidhje me procedurën penale, përfshirë këtu edhe çështjen e faljeve të dhëna nga ish-presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Gjorge Ivanov.

Në vitin 2016,kur Gjykata Kushtetuese rrëzoi ndryshimet ligjore të vitit 2009 me të cilat u fshi neni 11, ku dhe i dha mundësinë presidentit që të jepte abolimin edhe pa kryer procedurën e faljes.

Menjëherë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, raportohet se Ivanov ka marrë vendim për faljen e më shumë se 50 personave, politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tyre të afërt të dyshuar nga Prokurorinë Publike Speciale , gjë që solli protesta masive. Pas reagimeve në opinion, në Kuvend u miratuan ndryshimet në Ligjin për falje, të cilat lanë hapësirë për tërheqjen e abolimeve.

Ivanov më pas njoftoi se ka tërhequr vendim për abolimin e 22 personave, në mesin e të cilëve ka edhe persona që deri më tani nuk i janë drejtuar kabinetit të tij me një kërkesë të tillë.

Lajmet e fundit…

  • Lushtaku ka një pyetje për Albulena Haxhiun
  • Paralajmërohet heqja e bllok-tarifave: Rryma mund të shtrenjtohet deri në 34%
  • Studentët gati për protestën e radhës për dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, Ademi: Të jemi të bashkuar
  • Kongresi i VLEN, Albin Kurti në krah të Mickoskit, për herë të parë ‘harrohet’ himni shqiptar, reagime të ashpra në RMV dhe Kosovë
  • Provokim i ri ndaj shqipes! #Stoilkoviqi i shpall “luftë” Agjencisë për Zbatimin e Gjuhëve

IMPRESUM

Ky portal shërben për informimin e opinionit në kohë dhe me informata të sakta, portal i cili mirëmbahet nga një grup gazetarësh

KONTAKT

E-mail: info@infinit.mk

© Të gjitha të drejtat e rezervuara