Një tridhjetë e tetë vjeçar nga Strumica ka sulmuar fizikisht nënën e tij 57 vjeçare dhe pasi ajo është larguar nga shtëpia ia ka vendosur zjarrin, në të cilin është lënduar babai i tij 66 vjeçar.
Zjarri është shuar nga ekipi i Njësisë Territoriale Kundër Zjarreve – Strumicë, ndërsa babai i tij është transportuar për ndihmë në spitalin e Strumicës. V.M. është ndaluar në stacionin policor dhe më 09.10.2023 është transferuar për trajtim në objektin mjekësor në Negorci.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, do të dorëzohet kallzim përkatës.
